f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Friday, July 13, 2012

Amerikanët përgatiten për Ditën e Kiametit!?



Përgatitja e infrastrukturës për fundin e botës, i cili nuk duhet të na gjejë të papërgatitur, është fenomen i njohur që nga historia Noas nga Dhiata e Vjetër. Por, si një lloj subkulture është përhapur në 100 vitet e fundit. Në SHBA, kjo ide fuqi ka marrë hov në shekullin XXI, pas të ashtuquajturit problem kompjuterik “Millenium Bug” apo Y2K, pas sulmeve në Kullat Binjake, pas katastrofave natyrore dhe kolapsit financiar të sistemeve bankare
Sipas disa klasifikimeve, “survivalizmi” - lëvizje e njerëzve që duan të jenë të gatshëm për çfarëdo situate emergjente - ka filluar të zhvillohet pas dështimeve në Wall Street, më 1929, e sidomos kur disa dekada më vonë rritet lista e “mortajave” për të cilat duhet të jemi gati: lufta bërthamore, goditja e meteorëve, ngrohja globale, tërmetet kataklizmike, uraganet, tajfunet, epidemitë, Dita e Gjykimit biblik apo profecia Mayane...
Faqja e internetit, Endoftheamericandream.com, pohon se në SHBA-të mbase jetojnë katër milionë të ashtuquajtur “prepper” (mbështetës së survivalizmit) - fqinjë të zakonshëm që në fshehtësi duan ta shmangin stigmën e njeriut të çuditshëm, e kështu të anashkalojë edhe tentimin e dikujt që të rrezikojnë misionin e tyre. Ata hapin bunkerë, porosisin maska gazi, gjeneratorë, rezerva ushqimi, uji e ilaçi, nga frika se para tyre është një version i “fundit të botës për të cilin kemi dëgjuar”.
Kataklizmit e tilla megjithatë po ndodhin shumë rrallë. Edhe pse nuk e prekin tërë qytetërimin, botët shkatërrohen për shumë komunitete njerëzish: holokausti, bombat atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki, uria vdekjeprurëse në vitet ’30 të shekullit të kaluar në BRSS, rrezatimi në Çernobil, gjenocidi në Kongo, Bosnje apo Kosovë, përmbytja në New Orleans dhe cunami në Azinë Jugore më 2004... ishin disa nga shembujt e tillë. Në disa prej këtyre katastrofave kanë vdekur më shumë njerëz sesa që kanë jetuar në Babiloni apo Romën antike
Disa “preppersa” kanë frikë nga goditjet e betonit, e disa thjesht humbasin besimin në sistemin, kështu që përpiqen të vetorganizohen në mënyrën që vetë t‘i plotësojnë të gjitha nevojat tyre jetësore. Stratifikimi social nuk zbulon shumë detaje: disa vijnë nga qarqet ushtarake, e disa nuk kanë shërbyer asnjëherë. Disa janë të papunë apo në pension, ndërsa të tjerët janë duke punuar normalisht. Interesante është situata se shoqëria amerikane nuk është aq apokaliptike si në disa pjesë të tjera të botës: nuk ka luftë në territorin e saj apo depresion të përgjithshëm ekonomik, ndërsa shumica e amerikanëve janë mbi standardin mesatar të jetesës krahasuar me pjesën tjetër të globit.
Disa prej “prepperëve” të pasur kanë fortesa në pronat e tyre. Investitori nga Teksasi, Kyle Bass, nuk është i vetmi që në rançin e tij të izoluar ka ndërtuar kalanë me 3700 metra katrorë, me burimin e vet të ujit dhe me një arsenal të frikshëm armësh. Ata me më pak para rregullojnë kamionçinat, me të cilat në çdo çast mund të ikin nga civilizimi e të strehohen e të gjenden më mirë në zona e natyrës së egër. Uji është një nga interesat kryesor strategjik të “preppersëve”. Ndër mallrat e kërkuara janë edhe ari e argjendi, paratë e gatshme, ndërsa status të status të veçantë kanë armët, duke filluar nga shtiza, revolet, eksplozivet e madje edhe raketat Tomahawk. Përgatitja për mbijetesën e apokalipsit duket se është shpjegim i përshtatshëm për konsumin e armëve në SHBA!
“Prepping po bëhet rrjedha e mesme. Unë flas nga dora e parë", tha Dennis McClung nga Arizona, për AZcentral. Ai, përmes sajtit 2012suplies.com, ka nisur biznesin duke shitur gjithçka që njerëzve u duhet të mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Fitimet tashmë janë nuhatur nga të tjerët: zinxhiri tregtar Costco myshterinjve ua ofron paketën “gatishmëri për katastrofë”, ku për 3199 dollarë merr rezerva ushqimi për nëntë muaj, për katër persona, plus një gjenerator portativ. Po ashtu, televizionet kabllore janë duke përgatitur emisionet e quajtura “reality”, me temat e mbijetesës në kushtet e Armagedonit. Në këtë eufori thuhet se kanë ndikuar edhe filmat e njohur amerikanë, me tematikë post-apokaliptike, si “Independence Day”, “I Am Legend” apo “The Book of Eli”.
“Unë dua ta gëzoj jetën time”, thotë një “prepper”. “Të shoh fëmijët e mi tek shkojnë fakultet. Nuk dua kurrë ta shoh Ditën e Gjykimit. Por, nëse vjen, do të jem i gatshëm”. /Telegrafi/